Çaste poetike me poeten;-Mimoza REXHVELAJ

Në pasqyrë të paemën

———————————

T’u lujt me nji rreze dielli,

t’u lujt me u zan, si shpirt pa trup,

veç dritë që rrëshqet n’ajër.

Vjeshta zbret pa za gjethet e

arta janë kujtime që bien.

Në çdo ranie, nji frymë,

 në çdo frymë, nji ikje.

Asht ba rojtar shkambi,

me ndërgjegje të bardhë,

rrin dëshmitar i dritës që shkon,

me njerëzit hije që s’dijnë

 kujt i përkasin I bien tokës pash

më pash pa e ndie që toka i mban.

 Raliteti s’asht veç nji pasqyrë pa sy,

ku shikimi tretet,

e vetja, si dritë e lagun,

s’mundet ma me u pa.

/QendraPress/