Çaste poetike me poeten;-Minire Rukovci HYSENI
GJURMËT NAIMIANE
——————————
I madhi Naim
Sot erdha këtu
Për herë të parë
Në Përmet sot erdha
Jamë pranë bustit tuaj
T’përshëndetem me ju
Ee nga përmallimi
dy pika lot i derdha.
Të falenderoj vëlla
Mbret i fjalës së shkruar
Që pas vetes na le
Gjurmë e të bukurën vepër
Fjalët më të bukura
Si ari kulluar
Mos t’i lëmë të mbyllura
Po t’i shkruajmë në letër.
Me knaqësinë më të madhe
Erdha në Përmet
Sot na kanë tubuar
“Gjurmët Naimjane”.
Nga vendet e ndryshme
Erdhën shumë poet
Me vargje të ndryshme
Në nderim të veprësTënde.
Sa pritje madhëtore
Pati në këtë takim
Nuk mundem të tregoj
E as ta përshkruaj.
Por desha të tregoj
Oo i madhi Naim
Sot ishte ditë madhështore
Në Përmetin Tuaj.
/www.qendrapress,com/