Çaste poetike me poeten;- Minire Rukovci HYSENI

SHTYJE TERRIN
—————————–
Shtyje terrin bëje dritë
mos humb kohë
në asnjë çast.
Edhe natën bëje ditë
mos dështo
në asnjë rast.
Nëse gjumi nuk të zë
mos humb kohë
në mendime të këqia.
Shkruaj së paku
dy- tri vargje
lëri në raft
t’lexoj fëmija.
Shkruaj këshilla
apo tregime
por kujdes se
ç’far po shkruan!
Të lexohen
brezë pas brezi
të ket fëmija
çfarë të ruan.
/QendraPress/