Çaste poetike me poeten;- Minire Rukovci HYSENI

Fluturim nëpër kohë
———————————-
Në një natë me hënë
Kur vetmija t’shoqëron
I kujton të gjitha vitet
Nëpër kohë fluturon
Fluturon e del në fillim
Bëhesh fëmijë patjetër
Ndoshta je në përfundim
Po harron që je i/e vjetër
Atje ku jeta ka ngjyra
Sepse bëhesh fëmijë
Ledhaton nënën, baban
Sa të bukur, sa të rinjë
Ngjitesh, zbritesh fluturim
E sillesh vërdallë
E gjithë jeta në kalim
Të duket si një prrallë
/QendraPress/

