Çaste poetike me poeten;-Minire Rukovci HYSENI

Atdhe!
——————-
Të deshta si dita rrezën e diellit,
Si nata dritën e hënës,
Si arat ujin e shiut,
Si foshnja gjirin e nënës.
Përse rënkon, atdhe?
Të pyeta një ditë.
Robëria më shkakton plagë,
S’më lë të shoh dritë.
E unë, biri yt,
Nga robëria të çlirova.
Për ty e dhashë jetën,
Për ty u flijova.
A thua do të thoni: “Ndjesë pastë!”
O ju njerëzit e mi,
Kur fëmijët në këto troje,
Të rriten në liri!
/QendraPress/