Çaste poetike me poeten: Minire Rukovci HYSENI
Po shkojnë dallëndyshet
—————————
Po shkojnë dallëndyshet
ikin me nxitim,
i thonë njëra tjetrës
ejani më shpejt!
Ne na përshëndesin
si paralajmërim,
gjeni jakne e shallë
se mërdhiheni krejtë.
Ne do ikim larg
në viset e nxehëta,
kur të vjen pranvera
kthehemi përsëri.
Çerdhet do na i ruani
sikur herave tjera,
bashkë me rrezet e diellit
u sjellim ngrohtësi.
/www.QendraPress.com/