Çaste poetike me poeten;- Minire Rukovci-HYSENI

——————————————

Ja, shkoi edhe një natë

Neve një më pak na mbet

Dikujt i’u ka dukur e shkurtër

Disave e gjatë njëmijë vjet

Kush ka pasur raste gëzimi

Me të dashur e familjarë

Muzikë e qaste disponimi

Shpejt mëngjesi u ka ardhë

Disa të tjerë në diskoteka

Me piskama dhe raki

Jo vetëm që s’kane fjetur vet

I lënë pa gjumë shtatë palë kojshi

Studentët/et që përgatiten

Provimet për t’i kaluar

I zuri mëngjesi pran librit

U kaloi nata duke lexuar

Disa mallit s’ja dinë skajin

S’i zë gjumi nga grykësia

Edhe ata s’ndihen rehat

Sepse vuajnë nga pangopësia

Ka familje nëpër botë

Të cilët i ka kapluar varfëria

Fëmijët e tyre qajnë tërë natën

S’mund të flenë nga uria

E gjatë ka qenë për të sëmurët

Bashkë me të dashurit e vet

E vështirë pra ka qenë për mua

më është dukur sa njëmijë vjet!

/www.QendraPress.com/