Çaste poetike me poeten;- Mira Zaho MËHILLI

Marrëzisë urren

———————————-

Urrejtja, ndjesi e shëmtuar,

që pak nga pak, kohës

së mbrapshtë kultivohet.

Urrejtja, degradim shpirtëror,

që tentakulat e marrëzisë,

mendjes së sëmurë shtrin,

dhimbje mban e përcjell.

Urrejtja, trysni që së jashtmi,

 psherëtimash, me erëra

të pafytyra, agresivitetit,

stres mbjell e përçon.

Urrejtja, pjellë e zilisë

prej llumit të mediokritetit,

që me qarjen e helmuar,

mëkatin frikshëm projekton.

Urrejtja, energji që universit,

engjëjt prek e trishton.

Urrejtja tërmet vetëshkatërues,

që muret e zemrës shpërthen,

shpirtëroren shpërbën.

Dashuri e mëkuar, vaksinë

mbrojtëse, dhuratë e hyjnive,

që urrejtjen larg mban.

/www.QendraPress.com/