Çaste poetike me poeten ;- Mira Zaho MËHILLI

Bardhësi
———————
Dremitur, si në dehje,
prej peshës së bardhësisë,
shtëllunga resh,
lëkundur valëzimit,
shpatet e malit,
serbes mjegullojnë,
në cekje të lehtë,
stërkala flokësh bore,
dalëngadalë me shtrojen
gjigande i mbulojnë.
Mbi kurora bredhash,
flutura bore lozonjare,
me pudrosje stacionohen,
bardhësinë sharmante,
luks të kohës konturojnë.
Ogur i mbarësisë,
aristokrate bardhësia,
ithtare e dizenjimit,
plot finesë intrigon,
me pamje magjepsëse,
natyrës monumente,
mrekullisht formëson.
Fshatrash, qytetesh,
bardhësia zbret,
acarit hijeshon,
ngrohtësisht lumturi dirigjon
e jeta hareshëm gëlon …
/QendraPress/