Çaste poetike me poeten:-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Nëse iki, më kërkoni te fjala

—————————————

Me penë në dorë e shpirtin vrarë,

Unë ndjej se koha është duke kaluar,

Mbi letër lë një lot të tharë,

Për botën që aq shumë e dua.

​Unë e di se trupi im vdes,

Si gjethe peme rënë mbi tokë,

Ndaj mbjell mirësi te çdo shok,

Që drita pas të më mbesë në mes.

​Nuk kërkoj pasuri e ar,

As fjalë boshe në kuvend,

Mjafton të kem diku një vend,

Në shpirtin tuaj, si një pishtar.

​Dhe kur të vijë ai rrugëtim,

Unë nuk ikën në harresë,

Çdo varg i imi do mbetet shpresë,

Do mbetet mall e do jetë kujtim.

​Unë vdekjen s’e kam frikë,

E pres si mikun në shtëpi,

Se shpirti im, i mbytur n’dashuri,

Do qajë mbi varg,

Që ju të më mbani në gji.

/QendraPress/