Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Ti je qëndrimi

—————————

Ti nuk përkulesh, ata të kanë frikë,

Se fjalën e thua ashtu si e ndjen.

Të mbyllin dyert, të flasin pas shpine,

Por shpirtin tënd askush se blen.

​Për ta çdo gjë është një lojë,

E nxjerrin e fshehin nderin me radhë.

Për ty është jeta, është fryma në gojë,

Ti ecën e vetme, me faqe të bardhë.

​Mos u mërzit nëse s’të duan,

Injorimi i tyre është vetëm dështim.

Ti s’je aty që të tjerët të të çmojnë,

Ti je për vete, ti je qëndrim.

/QendraPress/