Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Ty
————————
Letër të shkruaj,
tani më shumë kujtoj,
një fjalë e jotja,
më bëri të mendoj.
S’ kam nevojë të mbytem,
më krijoj Perëndia,
në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.
Por, fjalët e tua,
sa më ngjallën shpresë,
me vragë kam luftuar
shpresa mos të vdesë.
Sa kohë jam menduar,
i fortë je! Ke zemër !
vargje të kam shkruar
të mbesësh me emër!
& & &
Më lindi nëna Shqiptare
———————————–
Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!
Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mund të ma ndalë.
E pamposhtur – plotë fuqi,
si mal i lartë me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.
Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj.
/QendraPress/