Çaste poetike me poeten;-Miradije GASHI

GJUHA IME
————————-
Zjarr i zjarrit
zjarrmon dashuri.
Veshur me ylber tingujsh
liria melodi.
Po kush e shqipton më mirë
shenjtërine e jetës
se gjuha ime,
ku dheu im bëhet Atdhe
e ligjeron nën giellin pa re
këngë, lavdi e vaj
hapësires pa fund e skaj
me gjuhën e lashtë të Nënës.
Kështjellë e gurtë
përtej kufijve te ëndrrës.
(Marrë nga libri im: Jam gur i vendit tim!)
& & &
Për Dardani i fali dyat
—————————
Rreze që ndriçon mbi atdhe,
Sy artist që flirtonte simpati.
Djalë që shkaut i dha tmerrin,
Për liri fali dyat, jetë e dashuri.
/QendraPress/