Çaste poetike me poeten:-Miradije Zymberi AVDULLAHI

Dhimbje, hije e zjarrit të ftohtë
————————————–
Mos ma trembni dhimbjen.
E kam mikeshë të vjetër
fle si hije, strukur
nën lëkurë.
Nuk është shpatë,
as shtrëngatë e egër.
Vetëm një yll i djegur
që s’do të shuar kurrë!
Ajo është akull
që kujtesën mbron,
një mur kristali
rreth lules së brishtë.
Pa këtë peshë,
ky shpirt do të fluturonte
në lartêsi të qiellit
do të tretej trisht!
Dhimbja s’është vetëm lot,
as frymë e ndalur.
Është thembra e fortë
që në tokë më mban.
E ndjej si erëzat
e një zjarri të ftohtë,
që shëndrit pa nxehur,
pa më djegur dot.
Në të prehet thellë
një gëzim i fshehtë
për çdo gjë të bukur
që dikur ka qenë e plotë.
Lëreni të qetë.
Pa ia trazuar gjumin
këtë spirancë të artë
në detin e shpirtit tim.
Ajo di të thurë yjet,
di të ndrisê kthimin,
dhe është çelësi i vetëm
i këtij tempullit tim.
Mos ma trembni dhimbjen.
Sepse në thellësi,
aty jeton zemra
që s’trembet nga stuhia.
Ajo s’ka nevojë për dritë,
s’ka nevojë për magji.
Vetëm për paqe
në këtë pafundësi.
/QendraPress/