Çaste poetike me poeten:-Miranda KABASHI

Te dy

——————

Nëse vdes, mos qaj për mua,
e trishtuar s’dua të rrish.
Dita kur më the “të dua”,
kurrë s’do shuhet, këtë ta dish.

Thonë se shpirti mbetet gjallë,
pa trupin, vrapon më shumë.
Kur ti do ndjesh vërtet mall,
do afrohem të puth unë.

Ndoshta jeta të gënjen,
si ballonë të ngre në qiell.
Por, e dashur, ti më ndjen,
engjëlli yt ndriçon me diell.

Kur buzëqeshjen ta sjell era,
jeta s’është një vragë e gjatë.
Dhe dikush troket te “dera”,
jam një yll që zbres nga lart.

/QendraPress/