Çaste poetike me poeten;-Miranda KABASHI

EPIKE
————–
I zura sytë të mos vështroja,
nuk duroj dot unë gënjeshtarë.
Por depërtuan, edhe pse nuk doja,
në shpirtin tim, ata barbarë.
E mbylla gojën që të mos flisja,
ato ç’ka sytë shikonin fshehur.
Por brenda vetes, mjerisht, bërtisja,
nuk jam e çmendur dhe as e dehur.
Bllokova veshët të mos dëgjoja,
të çjerrat qajnë në parlament.
Sa pak drejtësi do të kërkoja,
që dinjitet të ketë ai vend.
Miranda Kabashi
/QendraPress/