Çaste poetike me poeten ;Miranda PLAKA

Nga vetja prit me shumë

—————————

Mos prit asgjë nga te tjerët

Po vet për veten lufto

Puno fort dhe ëndrrat e dëshirat

E tua me punë e me djerse realizo

Mos prit qe dikush tjetër

Te beje atë qe se bën dot ti

Nëse ti nuk je e zonja e vetes

I zoti e zonja për ty s’mund te behet

Një tjetër njeri

Nëse ti ndihesh e lodhur

E vrarë apo e zhgënjyer nga kjo jete

Provo te shikosh rreth e rrotull

Sa njerëz ndihen si ti ne këtë jete

Pasi te shikosh shumë mire do mësosh

Qe te dorëzohesh është dobësi

Por te ringrihesh është fuqi

Andaj çohu e buzëqeshi jetës tende

Me dashuri beja këtë nder vetes

Mos prit asgjë nga asnjë

Pritja te vret pritja te dobëson

Por forca e shpirtit ka vlera

Qe shumë larte te çon beso tek

Zemra jote tek vetja jote tek synimet

E qëllimet qe dëshiron ti arrish ti

Edhe do shikosh si do te brohoras

Shpirti jot i bukur nga dashuri

Behu shembull i vetes behu shembull

I te sotmes i te ardhmes

Duke qen njeri i denje plot vlera mbi këtë gji

Mos prit nga te tjerët por nga vetja prit

Gjithmonë e me shumë

Njeriu qe beson tek vetja kurrë nuk humb

/QendraPress.com/