Çaste poetike me poeten;-Miranda Troci DERTI

Hajde djalë!

( lirikë)

———————-

Hajde djalë po të pres buzë Drinit..

Mu ba vera si ditë dimri..

Të lypa në bjeshkë e në korije..

Kishe dalē në tjetēr nahije..

Kishe dalë Drinit matanë..

Të zgjodha diell e mu bane hanë.

Pashë atë zot kush të mashtroi..

Matanë bregut sevdaja të çoi..

Ç.dallgë tē përlau që kërceve lumin..

Në dritë të hanēs ike pa të pa..

Në ditēt me diell ma hupe mundin..

Nē sevda tjetër dashnia të ra…

Ruju he burrë po të sheh gjithē bota…

Në ditë të pleqēnisē mos me u marrue..

Nuk ashtē jeta bahçe me molla..

Lyp e ha ku gjen shtrat shtrue…

Mbahu sa tē mundesh mos u korit ..

Se nuk ashtē jeta veç nji ditē..

Dy gisht fytyrë e pēr nji emēr..

Burri s.asht autobuz me mbajtē çdo femēr…

Rend pas sorrave që të gërrhasin..

Pa mendu mos e hidh hapin…

Jo .çdo mollē ashtë pjekē pēr ty..

Trēndafil me ferrē nē gji…

Mos ia hupē burrë rendin vetit..

Nē hak e nē hise mos i hyn kujē..

Nigjoja fjalēt mikut që tē deshti..

S.lahet marrja as me sapun e nji grusht ujē…

Ku të qon qefi e tē çon vala…

Të nxihet emri e të nxihet faqja…

Thojnë ku njeriun n.don keq ta shofsh..

Thuj nē ditë tē pleqënisë u marrofsh…

Jeta s.ashtē qejf e qeder.

Burri rron pēr fytyrē e nder..

Ku të thojnē bota uji s.shkon pērpjetē..

Jo s.asht bash qashtu siç e don vetē…

/QendraPress/