Çaste poetike me poeten;- Miranda Troci DERTI

Ajkuna e Drinit!

—————————–

Përmbi valë si një ajkunë do t’lotoj prej mallit.

Zhytur le t.më marrë rrjedha të më nxjerrë në breg.

Do ti shkruaj vitet që të lamë e ikëm prej hallit.

Shkumon Drini lotë vetmie me mallin që t’djegë.

Një lotë bije që thurë këngë si qyqja në mal.

Stinët e harruara vejnë e vijnë tretur së gjallë.

Ngushëlloj shpirtin e rrotullohem bërë njē ortek.

Ngazëllej me gurët e zallit trishtim që dhemb.

Klithem çirrem ulëras ashtin me lotë njomë.

Oshëtimë më solli dallga zërin m’imiton.

Ajkunë e Drinit mbeçë me zërin e çalë.

Lotë derdha sa u ngopa përzier me valë.

Të vadisë çdo prag me lotët e një ajkune.

Pranverat e vetmuara çdo derë e kulle.

Tiu pastrojmë ferrën oborret mbulue.

Ogradë e farë motesh s’a lëshue.

Mbi çdo gurē e lis shkruhet emri mallē.

Në zë të vajtojcave as votër as varrë.

Klithjen e kreshtave lënë nē harresë.

Ajkunës sê Drinit lotoj mallë nën dënesë.

Më ndryshuat kohën veti n’rahati.

Dheu që iu rriti lënë përgjithënji.

Blerimit pranveror erë as aromë s’iu ndje ka motesh.

Nama e dufma e shekujve që rënkon prej kohësh.

/QendraPress/