Çaste poetike me poeten; Mirela Leka XhAVA

Fenerët e rrugëve

————————————

Nuk flenë fenerët dritëverdhë të qytetit tim.

Eci dhe mbështillem ngjyrimit të penelit Van Gog

Nën to, ndjej si kapërcej të vjetrën epokë.

Fenerët e rrugëve të stilit barok,

ku mungojnë ndezësit e dikurshëm të ëndrrave

dhe shkallët për tu ngjitur drejt qiellit.

Fenerët e rrugëve dëshmitarë pa zë

kalldrëmeve shquajnë dritëhijet e vonuara

aty ku përqafohen të dashuruarit.

Të pagjumë fenerët dritëverdhë të qytetit tim,

kur mungon Hëna më tepër ndriçojnë

netët e errëta, dimrave me furtunë.

/www.qendrapress.com/