Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

JA KU JAM !
—————————–
Ja ku jamë , në mes të vetes sime,
si nje fletë e rënë, por e pa shkelur,
me zemër që ende rreh pa trysni,
dhe ëndrra që digjet në heshtje çdo ditë.
Ja ku jamë ,jo më e njëjta e djeshme,
por as e huaj për këtë që jam sot,
kam ecur mbi rrugë pa adresa, pa emër,
vitet dhe pesha e jetës me sprovoi.
Ja ku jam me e forte se c ‘do
dite ,
Me force e kurajo ja kam dalë,
s’me duhen duartrokitje as duar mbi supe,
vetëm fjala e mirë me mban
gjalle.
Ja ku jamë,në një botë që ndryshon,
unë mbetem vetja, ndonëse me plagë.
Në çdo trishtim gjej një fije shprese,
dhe në çdo humbje ,
një arsye për t’u ngritur prapë.
Ja ku jamë dhe prapë qëndroj ,
jo se nuk rrasheë….!!!
por ,se mësova ëerish të jetoj…!
Korce /2025/ M.Lipo.
/QendraPress/