Çaste poetike me poeten;- Mirushe H. MUSA

Në fole të Shqiponjave
———————————–
Jam dardane e Shqipërisë së vjetër,
Në shpatulla i mbaj malin e bjeshkën.
Në gjoks më pushojnë dielli e hana,
Motra i kam orët me zana.
Që nga koha e gurit të vjetër,
S’e ndërroj kombin me asgjë tjetër.
Në shpirtin tim veç pranverë çelë,
Kurrë s’jam shitur, as s’jam blerë.
Vëlla e kam unë Oso Kukën,
Bashkë e bëjmë penën dhe pushkën.
Me këngë lahute ku shtrohen sofrat ,
Veç në Shqipëri n’fole të Shqiponjave.
Me 27 shtator 2025 Gjermani :
/QendraPress/

