Çaste poetike me poeten;-Myrteza MARA

MËRGUAR LUTJET
————————————-
Brenda skeletit të kornizës,
së dilemës së vjetër,
shtuar grindjet
me orët e lodhura të jetës.
Varret bymehen
nga dhimbjet e gurëve,
postulatet e zverdhura të apostujve
arratisen
pas akrepave të shekujve.
Në muret e mykur të shpirtrave
vetëm klithma të grisura,
pas hijeve mërguar lutjet.
Oh, sa kafshime
shiten për puthje
/QendraPress/