Çaste poetike me poeten:- Myrvete Haliti MORINA

VARGU IM

————————-

Kujdes, ti vargu im,

Mos i lëndo njerëzit e mi

Ata i dua shumë

Ata janë vetë jeta ime

I dua edhe ata që s’më duan

Edhe ata që më kanë lënduar –

Me apo pa dashje

 Prandaj, kujdes – të lutem,

kujdes Unë jam në luftë –

Vetëm me veset e këqija:

Egot, përtacitë, tradhtitë,

Zhvatjet e shtypjet

Nesër s’do të jem më në këtë jetë

 As njerëzit që i dua shumë –

 Nuk do të jenë më

E ti, vargu im,

 do të mbetesh vetëm

Do të jesh me një gjeneratë krejt tjetër

Unë kërkoj nga ti, vetëm një gjë:

Të jesh, një busull në duart e tyre

/QendraPress/