Çaste poetike me poeten:-Nasia XHEMALAJ

BRITMA E SHPIRTIT !
—————————
Ulërin e shkul flokët,
duke vrapuar mes flakëve,
nuk i beson syve,
s’ja nxë mendja këtë hata.
Qiell i përflakur,
pyll i shkrumbuar,
tym i zi që nxin shpirtin e rrënuar.
I verbohen sytë,
dhe vrapon rreth e rreth gardhit,
e trrembur e vrarë e dërrrmuar,
nga dora e padukshme e një djalli pa brirë,
i fshehur në hijen e bukur të emrit njeri.
-Përse o Zot – thërret,
I Madhërishmi Zot ku je?!
E britmat e saj tronditin themelet e shtëpisë ,
shtëpinë që e lepijnë gjuhët e flakëve,
aty ku tash dridhen gjithë orenditë,
dhe si kusare flaka u vjedh ç’do kujtim ,
hijen e vdekjes lë në ç’do kënd.
Ulet në gjunjë dhe qan si fëmijë !.
/QendraPress/