Çaste poetike me poeten;- Nasia XHEMALAJ

Sa shumë borxh më ke…

———————————

Më kthe vitet që lash pas,

“tradhtare” më quajnë ato ,

i lash të lodrojnë me erërat ,

me çatinë e shtëpisë rënë nga shirat ,

rënkojnë.

Më kthe lumturinë që se gjeta kurrkund,

as në këto rrugë te bukura ku liria si zog lodron

atë e ka veç toka ime

peng kam lënë zemrën përgjithmonë.

Më kthe agoninë e nënës ,që ska të paguar

për bijtë e saj,rrudhet e ligështohet,

më kthe ,më kthe -eh sa shumë borxh më ke ,

që sot unë ndihem e huaj .

Më kthe identitetin tim ,që ma shajnë e ma përlyejnë

në një shtet që gjemb e kish Çamërinë,

këtu jam shqipe me krahë thërrmuar ,

jam në duart e kohës një robinjë.

/QendraPress.com/