Çaste poetike me poeten;-Natasha LIMAJ

MOTËR E VËLLA BRENDA NË “ ROZAFË “

—————————————————–

Amla dhe Albioni

, motër e vëlla Gjyshe-zën përdore, ngjiten në kala…

Në të hyrë të portës, pse kaq lagështirë?…

 Ah…zogthit e gjyshes, qan nëna për bir…

 Gjyshe… o moj gjyshe… paska shi të bardhë?!..

 Ç’t’u them vocërrakë, shtrydh nëna për djalë…

Po kjo dhomëz gjyshe , në këtë faqe muri?…

O zemrat e mia , kjo është “ Besë Burri “…

 Gjyshja jonë e mirë, ç’janë këto që thua?!..

S’morëm vesh asgjë nga fjalët e tua…

 Ecni – ecni lart, zini vend mbi mur

Ju sodisni Shkodrën, unë legjendën thur…

Ja… këtu mbi kodër, shumë shekuj më parë

Tre vëllezër trima nga gjaku , Shqiptarë…

Nisën nga themelet “ Rozafën “ prej guri

Ditën kapte qiellin, natën shëmbej muri…

 Djalmoshat krahëprerë , qamet të trishtuar

Në sy njëri – tjetrin , kush ta ket’rrëzuar?.

. Pyetjet pa përgjigje , dikush i dëgjoi

Tek pirgu me gur, një i “ Urtë “ qëndroi…

 O trimat e Arbrit, mos humbisni shpresën

U tregoj sekretin , nëse mbani “ Besën “…

Ky mur të qëndrojë, kala të ndërtohet

 Brenda tij një trup duhet të murohet…

E mirë e të mirës , të tre këtë natë

 Asnjë fjalë nga ç’thamë , me të tria gratë…

Ajo që sjellë bukën, nesër në mëngjes

Fati i kalasë, duhet ta mirëpresë…

Ashtu, tre vëllezrit, shkuan në shtëpi

Secili, prej tyre në dhomën e tij…

I Madhi i lodhur të” Urtin “ harroi

Dhe, se , ç’kishin folur , zonjës ia tregoi…

I dyti mendueshëm, bjer moj, bjer e fli

Nesër ësht’e udhës të shkosh në gjini…

I vogli gjithë natën, qesh e luaj me djalë

Rozafës së bukur, buzët përmbi ballë… G

dhiu dit’e re, dielli flakërimë

Djelmoshat tek kodra, sosen vetëtimë…

Nënëmadhja engjëll, zërin urt e butë

Fluturat e mia, djemt’ më duan bukë…

 Mirë nëno… e para, por nuk mund të shkoj

Shtëpinë në shesh , them ta sistemoj…

As, dhe unë e dyta, pse Ti, nuk e di?..

 Imzot më dha urdhër , të shkoj në gjini…

Nënëmadhja syrin, rrotull nga Rozafa

A, s’më thua shpesh: –

Ty, të kam me flatra?…

 E bukur e dheut, Rozëpapërtuar

Vrap ju ngjit bregores, me bukën ndër duar…

Sa e pa i shoqi, nxiu e sterroi

Pse mërzi imzot, ardhja s’të gëzoi?!..

 Jooo…, moj lulja ime, por bëj zemrën gur

O emri kalasë, shtrihu përmbi mur…

Si të duash Ti, e zemra më plastë

Veç një amanet, mespërmes unë jashtë…

Njomështirën bir, ta tund, ta mëkoj

Njërin sy ta ndjek , kur të mbretëroj!… * * *

Për një çast vështrova fëmijtë në sy

Habi dhe keqardhje, bërë grusht të dy…

E qeshura ime , shpejt i shkrifëroj

Cicërimë e tyre , kalasë rifilloi…

 Amla, sa e buuukuuur…e kuptoj tani

Pse muri mbi portë , rigonte si shi…

 Dhe pikëz e bardhë, që nga lartë kullon

Është qumësht bebi, kemi pirë Albion!.. *********

Poemë-z për fëmijë… Mbështetur në mitin e “ Rozafës “

Ngacmim nga vizita në kalanë shekullore

 “ ROZAFA “ Shkodër Natasha Limaj

/QendraPress/