Çaste poetike me poeten:-Natyra MAVRAJ

Dhe çfarë është dashuria?
—————————————-
Një përqafim i ngrohtë në stuhi,
një dorë që nuk të lëshon kurrë,
kur bota përreth të rrëzohet.
E bukur, e fortë, e guximshme, e palëkundur,
Çfarë është të vdesësh nga mungesa e dashurisë?
Është kjo dorë që shtrihet, noton,
përplaset me ujin, me dallgët,
përballë një perëndimi që s’premton më agim.
Mbi këtë ujë të ftohtë,
drejt një shprese të pashpresë, të mjegullt,
një frymë që mezi del,
një klithmë që askush nuk e dëgjon.
Një shpirt që noton kundër dëshpërimit,
kundër thyerjes,
dhe prapë
vazhdon të luftojë
deri në frymën e fundit…
për dashurinë.
/QendraPress/