Çaste poetike  me poeten;-Natyra MAVRAJ

Çdo gjë që dhemb…

————————-

Dashuria… a dhemb,

 apo është thikë që s’pushon kurrë.

Premtim i thyer, dyshim i pashuar,

furtunë që hyn në shpirt pa mëshirë,

bëhesh plagë, peshë e rëndë.

Të prek si hije e ftohtë,

 frika rritet si gur mbi gjoks,

 luftë e heshtur,

pa armë,

pa fjalë, pa zë.

 Ëndrrat treten si gjethe nëntori,

dëshirat mbesin pezull,

si zogj pa krahë

në kafazin e quajtur

 zemër e copëtuar.

Dashuri apo dyshim?

Dhe si të jetoj

mes dashurisë e humbjes!

 Nuk di nëse jam gjallë,

 apo thjesht një hije që endet,

lëkundet e tundet,

 e padukshme,e palexuar,

e pakuptuar.

 Çdo gjë që dhemb…

/QendraPress/