Çaste poetike me poeten; Natyra Mavraj

Një jetë ke…
———————-
Një jetë ke. Asnjëherë nuk e di sa gjatë do të zgjasë rrugëtimi juaj,As nuk mund ta dish çfarë do të ndodhë nesër, çfarë rrugësh do të të çojë fati, apo cilët njerëz do të largohen e cilët do të mbesin me dashje apo pa dashje, diçka ke në dorë te sotmen,andaj shpërngo fort Momentin. Frymëmarrjen,diellin qe thith rrezet e tij, shiun qe te lag pik pikë. Dhe pikërisht aty fillon gjithçka .Shpesh, ne ngatërrohemi me të kaluarën. Me dhimbjet që kemi kaluar, me pyetjet që nuk morën kurrë përgjigje: “Pse ndodhi?”, “Pse unë?”, “Unë nuk e meritoja…”. E mbajmë veten të lidhur nyje pas kujtimeve që tashmë kanë përfunduar, duke harruar që jeta nuk pret, ajo ecën, ndërsa ne mbesim pas.
Harro pse-het e botes!
Ka ardhur koha të largohet çdo “pse” që s’ka më vend.
Ka ardhur koha të kujdesesh për veten.
Për mendjen tënde që ka menduar më shumë se duhej.
Për zemrën që është lodhur duke dashur të tjerët para vetes.
Kujdesu për këmbët e tua qe jan lodhur duke vrapuar pas atyre qe për ty as nuk ecën !
Për shpirtin që kërkon dritë, dhe për trupin që meriton pushim e dashuri.
Ti je njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde. Mos harro asnjëherë.
Mos lejo që një humbje të të marrë dritën nga fytyra,mos lejo te ngrihet buzëqeshje Mos u përkul përballë dhimbjes si një fajtor, sepse nuk je. Jemi të gjithë mysafirë në këtë jetë. Askush nuk qëndron përjetë. As lotët. As vuajtjet.
Fillo të mendosh për gjërat e bukura që ke. Për ato ngjyra që Zoti i fali botës dhe ty.
Qesh. Në heshtje. Me zë. Me gjeste Me gjithë shpirt,hap duart përqafo atë që shpirti ndjenë!
Ec para pa u kthyer për të parë nëse dikush të sheh apo jo.
Sepse mjafton që ti je.
Ti që merr frymë.
Ti vlen.
Ti je gjithçka.
Ti je e madhe – më shumë seç mendon.
/QendraPress/