Çaste poetike me poeten;-Nazmije HASANI

17 shtator 2023

———————————-

Mëngjes shtatori ndaloi akrepat

E tiktaket e tëndes zemër;

T’pushoi dhimbjet, ëndërrat , brengat,

Kopshtit të përjetësisë t’ktheu.

Ike, pa bërë of as uf.

Prapa na e le dhimbjen.

Dhe frymë, e le jetën,

Pa na e lënë lamtumirën.

Por e di. Me t’rrahurat e fundit,

N’heshtje ke lënë bekimin;

Pinjollët tanë ballëlartë

T’ecin rrugëve që u prije.

Në kopshtin tonë u tha një lis,

Po hija e tijë mbeti.

Sa t’jemi gjall do t’na freskojë,

Ngado t’shkojmë do t’na ndjeki.

17 shtator 2025

/QendraPress/