Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

ZHGËNJIM

———————–

Kur e humb mëngjesi vesën

dita tkurret kohën mbledh

Si dallgë luleve mbillet

nga erë vetëtime.

Në mes thashetheme hijesh

ti më tretesh si shkumë deti

kur e humb përkthyer shpresën

mëngjesit tjetër të zhgënjyer.

Rrokullisen gurë buzë lumit

puhiza gremis në harresë

në furtunë papritur u ndesh

gjithçka rrëzoi si gjethet në vjeshtë.

N. Reçica

/QendraPress/