Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

SAHERË MBUSHEM ME MALL
—————————————-
Saherë mbushem me mall
rri afër lumit, flokun gërshetoj
kërkoj shtegun e fluturave
ngjitur në ujëvarë.
Krahëhapur e të shkruar
kah unë fluturoi
me ngadalë më ra mbi sup
e lehtë aty pushoi.
Më dha buzëqeshje e përqafim
më qoi udhës së kujtimeve
lotèt më rridhnin ujëvarë
në botën e dashurise më kishte marrë!
N. Reçica
/QendraPress/