Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

NË TY RILIND

————————-

Lermë të të dua,

edhe kur largësia na ndan,

nga fryma ime

do të ngre një kala pa mure.

Që të jesh hija ime,

në çdo hap që hedh,

të digjesh në dashuri

e të rilindësh në mua sërish.

Lermë të të përkund,

si valë që s’gjen qetësi,

deri sa të zgjohesh

në anijen tonë të përjetësisë.

/QendraPress/