Çaste poetike me poeten; Nexhi HASANI

Rrugëtar në pafatësi

———————–

Shpirtzbuluar i pafati rrugëtonte,

Në duar, skeletin e tij “ kokë “, si busull.

Kërkonte fatin…

Këmbëgjakosur, shpresëhumbur.

Fillikat jeta.

Mundimi i tij – këngë vaji.

Mbi tokën e tharë,

dergjet një kufomë e vrarë.

Rrugëtari i pafat, kërkonte fat.

/www.QendraPress.com/