Çaste poetike me poetin: Petro SOTA

HEROINA E DETIT

—————————-

( Laskarina Bubulina )

( 1771 – 1825 )

( Shqiptarja, heroinë kombëtare e Greqisë)

———————————————————

Në burg të lindi nëna, burgosur dhe ti qe,

Dy herë u martove e dy herë mbete e ve,

Shtatë fëmijë linde, kur ishje akoma e re,

Dhe e vetmja grua, me gradën Admirale.

Bukurinë dhe trimërinë, e kishje në ballë,

Si kapedane e shkathët e një grua e rrallë,

Në të gjitha luftimet, ti prapë mbete gjallë,

Me krahun e fortë, luftoje edhe me pallë.

Laskarina Bubulina, ti ke hyrë në histori,

Që kur të lindi ty nëna, ëndërroje për liri,

Të parat fjalë që dëgjove, luftë e pavarësi,

Kur mirë si kuptoje, ato fjalë në fëmijëri.

Dhe kur mbete e ve, e me fëmijë shtatë,

S’mendove më për vete, si grua e pafat,

As për jetën tënde, që s’do ishte e gjatë,

Për pavarësi dhe liri mendoje ditë e natë.

Por kurrë nuk qave dhe nuk derdhe lot,

Për fatin tënd të zi, u bëre dhe më e fort,

S’kish grua si ti, që komandove një flotë,

Si shqiponjë u bëre, nuk të mundën dot.

Edhe djali në betejë, kur të kishte rënë,

Ti s’kërkove hakmarrje, por qave si nënë,

Edhe i fale robërit, që në luftë ishin zënë,

Se në shpirtin tënd, urrejtja s’kishte vënd.

Por, gjithë çfarë ti pate, të tënden pasuri,

E shkrive në luftë, për pavarsinë në Greqi,

Edhe flotën detare, e komandove vetë ti,

Në tokë dhe në det, u shqove për trimëri,

Petro Sota 28 Mars 2024

/www.QendraPress.com/