Çaste poetike me poeten;-Pranvera QERIMI
Bisede me atë që nuk e dashurova kurrë
E njoha thellësisht
E dija edhe sa i figuronte numri
I këpucës, e dija edhe se si është
me qene ne këpucët e tij/saj
e dija edhe si ndjehet dhe si shprehet,
Mal dhe fusha kishte dallim
Si pasqyre me reflektim, e jo depërtim
E dija se si buzëqeshte
Pse brenda ne gjoksin e tij/
saj mund te laheshe si ne puse
Pasqyra e habitur nga ai
/ajo vraponte nga frika,
Sytë e tij /saj sfidonin qiellin,
E luante rebelin por shoqërohej
me qengjin e bardhe
Qe thith edhe delen e zeze,
Fliste me çdo kënd ,
Por sfiliste për askënd
Ndoshta ngaqë e urrente dhe veten
I shkëlqimin sytë kur shihte ndonjë cope letër
Te mbushur me vargje
Si grykësi kur sheh tavolinën te mbushur
Ashtu ai përmbushej
Ndoshta se ne ato vargje gjente
dike qe rrallë kush e hetonte
Kush është varrosur aty.
/www.qendrapress.com/