Çaste poetike me poeten;-Pranvera QERIMI
Naze dashurie
Naze dashurie luante ajo,
Me të mallkuarin vallëzonte,
Me buzëqeshje çdo kënd
Përvëlonte.
Emocione dredharake
Të meshkujt mbillte,
E fare nuk mendonte
Ku hidhte hapin.
A gozhdonte kënd?
Nuk mendonte.
Qëllimi i saj ishte që burrërinë
Disave t’ua hidhte për tokë.
T’i tregonte botës se si delet
Rreth saj blegëroni e nuk e dinin
Që dhe dhelpëra me ta kulloste.
/www.QendraPress.com/