Çaste poetike me poeten;-Prena PRENDI

Për ty atdhe…!
—————————–
S’kam të ngopur kurrë atje
Diell më duket kur ka re
Shi në pastë apo furtunë
* * *
Ngrohtësi ndjej gjithkund.
Të gjitha stinët janë njësoj
Me miqësi hallet pjesëtoj
Shuaj mall në gjini
* * *
Kudo shkova s’ka si ti.
Fjalën shqip që në sabah
Shumë e dua ,kush s’ma dha
Këtu larg në mërgim
* * *
Më mungon atdheu im.
Nuk po dimë sa është limiti
Përmallueshëm u dogj shpirti
Nuk gëzojnë prindër e fëmijë
* * *
Mblidhi zogjtë në fole Shqipëri.
Kush kurbetin ka provua
Ikën jeta pa kuptua
Në pastë ble diçka më shumë
* * *
I kanë ra shtatë lëkurë.
S’ka gjëkundi ,jo ,si ti
Më e madhja dashuri
Rrënjë e gjak ti na dhe
Lot nga malli për ty atdhe
/QendraPress.com/