Çaste poetike me poeten:- Principesa SOFIA

( Principesa Sofia -Nga Zjarri qe S’ka Frike se Digjet)

—————————————-

Më kanë mohuar…

Por.. kam duruar,

kam pritur e pres,

se veç shpresa e fundit vdes.

Më kanë lënduar, më kanë përbuzur,

por s’kam mallkuar — kam heshtur.

“Ka një Zot që merr hak,”

i kam thënë vetes në çdo ag.

Kam qarë netëve të vona,

kur drita zgjohej, unë buzeqeshja,

që askush të mos shihte plagën,

që askush të mos gëzohej për rënien time.

Zemra më është ndarë në copa,

nga malli për të vegjlit e mi,

që m’i hoqën nga gjiri vite me radhë…

Ah, Zoti ka qenë dëshmitar,

i netëve pa bukë e pa ujë,

Ku zemra e ndare ne copa,

kur gjumi s’erdhi kurre,

Në çdo rrugicë ku shkoja,

më ndiqnin zërat e tyre të butë:

Thirrshin “Maaaa…” — dhe zemra ne copa më ish ndare.

Askush s’pyeti për dhimbjen time,

as për mallin që më digjte gjine,

malli i nënës për fëmijën.

Durova. Prita.sa vitet u treten.

U lanë gurët e rrugëve me lotet rreke..,

por unë s’u përkula.

Se edhe kur më rrëzoi jeta,

në heshtje u ngrita…durova shumë.

me zemrën nënë,

që nuk vdes kurrë

/QendraPress/