Çaste poetike me poeten;-Qaze DEMKO

MOS MBANI INAT-SE S ‘MERRET GJĒ.ME VETE
————————————————–
S ‘mer njeriu gje me vete,as florinj, as pasuri,
as shtëpitë e bukura,as emrin që mburrni.
Varri s’ka xhepa ,nuk fut dot asgjë,
veç shpirtin e pastër-e atë qē në jet ke dhënë.
Mos mbani inate,se jeta është një çast,
sot jemi këtu,nesër ndoshta larg.
Flisni me njerzit,mos prisni nesër vonë,
fjala e mir shëron plagë,dhe zemrat i buron.
Malli s’kthen askënd,koha s’kthehet pas,
kur ndezet zemra me mllef,jeta sa nuk plas.
Prandaj falni,përqafoni mos u ngrini si gur,
se cdo inat i mbajur-ty të djeg më shumë.
Kur të vijë dit e fundit,kjo botë mbetet bosh,
as pasuri s ‘të shpëton ,as lavdi që do kërkosh,
Meret vec nami që tē le,e zemra që kishe,
a ish njeri me te zemërbardh a zemren e keqe e kishte.
Mos mbani inate,mos digjni zemrat,
jeta ështē e shkurtër ,dhe asaj nuk i dihet.
Dashuri jepu njerzve,fjalë e mirë të jet urë,
bëhu ti shpirt mir ,jetës s i dihet kurrë
Qaze Demko
/QendraPress/