Çaste poetike me poeten;-Qaze Demko MYFTARAGO

Në heshtje ka mençuri
——————————
Me ca njerez shoh çudi,
shet mend ai që s’ka.
Jep mënd ai që s’di,
e ai me mend-në heshtje rri.
Fjalët fluturojnë kot,
si pëluhur pa peshë.
Ndërsa i mënçuri s’thotë dot,
Se s’do të bjerë fjala nën peshë.
Kush di,s’ka nevojë të thotë,
se dija ndrit në sy.
Kush s’di bën zhurmë më kot,
veç për t’dukur si “një njeri”.
Kush s’ka vlerë kërkon lavdi,
e bën veten “mbret”me fjalë.
Por s’ka rrënjë,veç zhurmë e hi,
S’ka mënd s’ka shpirt nuk është i gjallë.
Më mirë heshtë,me dinjitet,
se me fol për kotësira,
Se dija s’është ne internet,
as në gojë që s ‘ka fytyra.
Prandaj kujtohu,o njeri,
mos fol veç me u ndje gjallë.
Se fjala pa tru vlen si hi,
Të djeg veç ty,s’i ndez të tjerët zjarr.
/QendraPress/