Çaste poetike me poeten ; Rabije Bytyqi
Nata me shi
————————
Drita e hënës hynë në dhomë
rrezet praruar shpalosen plot magji,
në zemrën time shfaqesh,
si zog i ëndrrës përvëluese,
që i jep jetë shpirtit tim.
Largësia më bën të lotoj
dorën zgjas tej flatrave të pegasit
drejt yllit polar që fluturon
shkëlqyes si fjala jote e zjarrtë,
që gjoksin tim e përvëlon.
Si vesa më freskon shpresën mua
Të pres kur dëgjoj pikat trazim
që trokasin xhamave kristalinë
me mallin e fshehur në gji.
Shpirtin e mbolla në shpirtin tënd
——————————————
Të dua shpirti im,
ndaj të ndjej kaq pranë
Të kërkoj kudo,
Në ëndrrat më të bardha.
Lëre shpirtin të lirë,
që të zgjedhë vetë.
Lëre të shikojë zemrën,
që të do përjetë !
Mos harro të duash
Duaj marrëzisht
Mos u tremb nga unë
Rend nëpër harbim.
Ndoshta…
————————-
Sonte kam aq shumë dëshirë,
që dikush të më pëshpërisë lehtë
Të më thotë si dikur: Të Dua!
…, dhe pastaj le të vdes.
Më bren diçka në shpirt,
ndoshta…,
e lodhur nga kjo jetë
Yjet- dëshmitarë pres në angështim.
Hëna- qanë me mua
E unë…,
det i rrebeluar valësh turfullim.