Çaste poetike me poeten;-Rabije BYTYQI

DESHËN TË NA TRETIN
———————————
Edhe heshtjet tona të përkufizuar janë,
Na u imponua braktisja e truallit dhe e lotit,
Askush nuk i deshi të tillat kohë,
Korbat e zinj u përpoqën të na shkapërderdhin,
Të na tretin, të na shpallin komb të vdekur,
Feniks nga hiri u dolëm, ngase deshën të na tretin,
Iu mbetëm në gurmaz, derisa i pëlcitëm,
në errësirë shkëlqimi shndritëm në dritë,
Ua morëm gjysmën tonë, që për gjysmën tjetër,
Duhet edhe shumë punë e fjala me fjalën të përputhen
Grushti me grusht për të përbashkëtën, për goditjen e fundit,
Nxjerrë e marrë madhështinë e duhur tonën.
Shumë nga ne në ikje,
Lotin e mbanin ngarkesë mbi supe,
Çapin në lot e mbushte, si kroi rrëke rridhte,
Sot pas kaq vitesh, fare pak, gëzime kemi,
As në ëndërr nuk është ëndërruar, se si ikin vitet,
Se shtetin e mirëfilltë mos me e ndërtuar,
Imponimet, tradhtitë, vishen mes lotësh kjo Dardani,
Assesi të e marrë vetveten, punës të ia falë djersën.
/QendraPress/