Çaste poetike me poeten: Ragip GJOSHI

DHEMBJE E TEHMPREHTË

—————————-

Jo lehtë,me u ndejtë dhembjeve n’teh

Dhembjeve të mprehta e stërholluara

Dhembjeve të tjerrura e tëholluara

Në anën e mprehtë të ndonjë arme

Në anën me të cilën presim diçka

Në tehun e thikës,shpatës a sëpatës

Në teh të mprehtë e buzëhollë bajonete

Ndjen dhembjen e tehmprehtësisë…

Ç’kohë e mprehtë e tehmprehtë

Me pikësynimi goditja n’teh durimi

Epokë më e mprehtë se ndër shekuj

Ecje në tehun e mprehtë të kritikës

Ecje në tehun në mes luftës e politikës

Ecje në tehun pabesë të burokratizmit

Ecje në tehun e thyer të liberalizmit.

Poeti ka ecur në kohë mprehtë dhe tehun

Kohën e kapërcyer nëpër qenë që lehin

Kur dikujt i priste me dy tehe shpata

Kur me fjalë preu lisa ndër shtërngata

Kur dhembje tehmprehtë sillte sopata…

Një kokëqykë e qykë ka mendeje e tru

Në teh të briskut qafën votuesit ia ka pru

Vetëm sa qimja e ndan shpatën tehmprehtë

Mori fuqi vote dhe koka të pret,sikur mbret!

Tehndryshkur e mendjevyshkur,kërkah

Kot stërhollon e tjerr ditë e natë gjithëçka

E tëholli perin sa e tërthoroi e këputi…

Në skenë nxori andjet duke u përjargë e lehë

Duke shkaktuar dhembje,duke ndejt n’teh

Duke shkel kobshëm e pamëshirë përtokë

Kudo shkel e bënë me hile-shkel mbi kokë

Me fjalë të mëdha t’papeshuara,është deh

Në vend punambarë, thërret kobi ku je…!?

M’u varë n’çengelin tim,e prita me dorë n’zemër

Ia ndeza kandilin,preka si Akilin n’thembër

Kahdo e bëri sqotë ,s’mund njeri të sheh n’ sy

U bë iriç me gjemba,duke sharë e pështy…

Drenicë, më 11 maj 2024

/www.QendraPress.com/