Çaste poetike me poeten;-Raimonda BRAHA

Nëntor i Flamurit
—————————-
Nëntor i shenjtë, o muaj i dritës,
që zgjon në zemra stuhitë e burrërisë,
valëvit flamurin në majat e britmës ,
si flakë që s’vdes në erërat e lirisë,
i larë më gjakun e Shqiptarisë…
Shqipëtari ngrihet, krenar ndër shekuj,
me vargje gjaku shkruar në gur,
me zemër shqipe, të pathyeshme në
shpirt ruan besën si thesar të çmuar .
Jehon lugina, kumbon çdo mal,
kujton betejat e trimave të parë ,
që u flijuan pa lëshuar të gjallë
as tokën, as gjuhën, as emrin Shqipëtar
të shenjtë e të vjetër…
Në prag shtëpie ndizet një dritë,
për gjyshërit tanë me shpirt prej stuhie,
që mbajtën flamurin, të larë në gjak ,
mes furtunave të kohës e viteve kaluar ,
por kurrë harruar …
Sa herë flamuri valon n’lartësi,
një zemër e vetme rreh në çdo kraharor,
bashkon toka, rrënjë e histori,
bën fshat e qytet të këndojnë në kor.
O Nëntor i kuq, o ditë e shpresës,
në ty gjejmë fuqinë e fisit tonë,
thirrjen që vjen nga honet e besës,
“Shqipëtar, qëndro! Mos u përkul kurrë për at Zot “
Sot përulemi para trimërisë,
para gjurmëve që as koha s’i fshiu,dot
ruajmë ndjenjën e shenjtë të atdhetarisë,
Zemrën e Shqipëtarit me gjak e ka ujit
me vite e shekuj ,ajo veç a rrit ….
Rroftë flamuri, rroftë Nëntori,
që ndez zjarrin e shpirtit të parë,
rroftë kjo tokë, e bekuar stoli,
që e quajmë me krenari
ATDHE SHQIPËTAR!,
Raimonda Braha
/QendraPress/