Çaste poetike me poeten ;-Raimonda Braha

Ligësi …

————————

Eeehhh… sa ligësi ka në jetë,

si hije s’lëshon njeriun kurrë,

si thikë e heshtur pas buzëqeshjes,

si fjalë e ëmbël ,vret më shumë se gurë.

Në sy shkëlqen drita e mashtrimit,

në zemër ftohtësi akulli rri,

duart shtrëngojnë besën e thyer,

ndërsa shpirti qan në qetësi

Rrugët mbushur me

premtime boshe,

me ëndrra të shkelura përdhé,

njerëz që shesin shpirtin lirë

dhe nuk e kuptojnë ” përse ..?”

Por prapë, mes errësirës së thellë,

një shkëndijë drite guxon të rrijë.

se jeta s’është veç ligësi,

është plagë… dhimbje …

drejtesi e dashuri …

Eeehhh… sa ligësi ka në jetë,

por sa forcë ka zemra të durojë,

të ecë drejt, edhe e lënduar,

dhe prapë njerëzinë të mos e harrojë.

/QendraPress/