Çaste poetike me poeten;-Rajmonda BRAHA

UNI ….
—————-
Në rrugët e jetës time nuk jam vetëm,
jam me ty vetja ime …
asnjëherë s’me ke braktisur ,
As në gëzim as hidhërime ..
As në diell as në acar ,
dhe pse kam qeshur dhe kam qarë …
Ti me mua ke qëndruar dhe
pse shumë të jam ankuar,
ndoshta shumë te kam kërkuar …!?
Ti shpesh herë me ke këshilluar …
Çohu ngrije kokën lart ,
veten nxirre nga kjo baltë …
Se gjithmonë ka ulje ,ngritje …
Jeta të rrezon në dallgë të ndryshme të provon .
Mblidhe veten uni im …
nga fundi zgjohu ne fillim ,
zgjohu edhe më e fortë ..
se kështu funksionon kjo botë …
Mos e lësho veten lehtë ,
se askush s’të nxjerr në jetë
Je ti që duhet të zgjohesh vetë ,
Shtrëngo dhembet dhe buzëqesh
Mblidhi grushtet edhe zgjohu
Këmbët nguli thellë ne tokë ,
zgjohu dyfish më e fortë …
Se veç vetes askush nuk të nxjerr ,
nga u fute gjen rrugë e del …
se gjithmonë një zgjidhje ka
por gjithmonë nga UNI u nisa …
dhe nëse botën do të ndryshoni nga
UNI duhet të filloni…
/QendraPress/