Çaste poetike me poeten: Rajmonda Qose SHKOPI

Exif_JPEG_420

Mozaiku i jetës

———————————-

Ndjeva jetën nën ritmin e krahëve të pulëbardhave,

horizonteve të kaltra,

Kur udhën, drejt të paqmit qiell,

tufash e sodisnin hareshëm.

Shijen e buzëqeshjes pashë

në buzët e luleve të sapo çelura

pas dimrit t’acart.

Në foletë e dallëndysheve

u ngroha me aromën e përkujdesjes amënore.

Në përkundjet e dallgëzimit të barit, fitova durimin,

Ndërsa dashurinë e jetova, përmes syve të tu,

kur më puthën shpirtin.

/www.QendraPress.com/