Çaste poetike me poeten;-Rajmonda Qose SHKOPI

Të jem pranë teje

——————————

Më jep një fjalë të thyej heshtjen

Çastin ta bëj të frymoj

Ta dish e nesërmja është e mistershme

Dhe çdo ditë nuk vjen njësoj.

Më jep një ëndërr të pashkruar

T’i vesh krahë të fluturojë

Në qiej me yje xixëlluar

Më shumë se dielli të ndriçojë.

Më jep një dorë të marr në krahë

Të bëhem strehë ditëve me shi

Të jem pranë teje sot e dashur,

Se nesër ç’na pret , askush s’e di.

/QendraPress/